UEFA sqaron vendimin për penaltinë e Unitedit ndaj PSG-së

UEFA ka shpjeguar se pse ishte akorduar penalti në minutat e fundit për Manchester Unitedin në sfidën ndaj PSG-së, me këtë të fundit që u eliminua nga Liga e Kampionëve pikërisht për shkak të atij goli nga 11 metërshi.
Gjyqtari Damir Skomina kishte akorduar penalti në favor të Unitedit pasi kishte shfrytëzuar ndihëm e VAR-it.
Pasi kishte shikuar disa herë rastin, UEFA thotë se gjyqtari vendosi që të akordojë penaltinë sepse krahu i mbrojtësit të PSG-së, Presnel Kimpembe nuk ishte afër trupit të tij kur topi e kishte goditur.
“Pas rishikimit në fushë, arbitri ka konfirmuar se distanca e fluturimit të topit nuk ishte e shkurtër, prandaj ndikimi nuk mund të ishte i papritur”, thuhet në konfirmimin e UEFA-së. “Krahu i mbrojtësit nuk ishte afër me trupin, gjë që bëri që trupi i mbrojtësit të jetë më i madh çka edhe bëri që ta ndalonte topin të shkonte në drejtim të portës. E kjo bëri që gjyqtari të akordonte penalti”.
E penaltinë e shndërroi në gol Marcus Rashford për ta çuar Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.