Ujësjellësi njofton se kur pritet furnizimi me ujë në Vushtrri

Kompania Rajonale e  Ujësjellësit (KRU) “Mitrovica ka njoftuar se brenda disa orëve pritet furnizimi me ujë në Vushtrri, shkruan Fokusi.info.

“Për shkak të reshjeve të shumta, kanali i Ibërlepencit që furnizon me ujë fabrikën e ujit në Balincë është ndotur përtej normave të lejuara, ndërsa Fabrika e Ujit nuk po arrin të përpunojë ujin e as të punoj në kapacitete të plota. Për këtë arsye, qyteti dhe fshatrat e Vushtrrisë janë duke u përballur me reduktime të mëdha të ujit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Njoftimi i plotë i KRU “Mitrovica”

Furnizimi me ujë të pijes

Gjendja e furnizimit me uje te pijes ka filluar te stabilizohet pasi qe edhe niveli i turbulleshmerise ka filluar te bie.

1. Impianti per Trajtimin e Ujit te Pijes – Shipol, eshte duke punuar me kapacitet te plote dhe furnzimimi per Mitrovice dhe Skenderaj eshte stabilizuar.

2. Impianti per Trajtimin e Ujit te Pijes – Balinc, Vushtrri eshte duke punuar me kapacitet te reduktuar, mirepo duke pasur parasysh qe niveli i turbulleshmerise eshte duke rene nga çasti ne çast, pritet qe brenda disa oreve edhe furnizimi per Vushtrri me rrethine te stabilizohet.

Duke u kerkuar ndese per mungesen e ujit, kerkojme mirekuptimin tuaj!