“Ujku i Nëntorit”, ky është emri i ushtrimeve që po kryejnë ushtarët e FSK-së

67

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar Ushtrimin Fushor “Ujku i Nëntorit”.

Në kuadër të planit të trajnimit dhe aktiviteteve për vitin 2022, trupat nga Regjimenti i Parë dhe i dytë të Komandës së Forcave Tokësore kanë zbarkuar në zonën e trajnimit në rajonin e Gjakovës për të realizuar Ushtrimin Fushor “Ujku i Nëntorit”.

Në rolin e vëzhgimit dhe vlerësimit të arritjes së standardeve, janë ekipe të kombinuar nga vëzhguesit dhe vlerësuesit e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe një ekip nga Organizata e Menaxhimit të Trajnimit për Asistencë në Siguri (SATMO) nga Ushtria Amerikane./Fokusi.info/