Uk Lushi fjalë të mira për ambasadoren Vlora Çitaku

0
357
Publicisti, sipërmarrësi dhe ish-anëtari i batalionit Atlantiku të UÇK-së, njëherit aktivist i Lobit shqiptaro-amerikan në Amerikë, përmes një postimi në Facebook ka folur fjalë të mëdha për ambasadoren Vlora Çitaku.
Postimi i plotë i tij:
Kam pasur rastin dhe nderin të takoj dhe punoj me shumë diplomatë të mirë dhe lloj-llojshëm shqiptarë, në SHBA dhe Europë, 28 vitet e fundit. Në mesin e tyre me Vlora Çitakun. Në çdo moment që kam qenë dëshmitar gjatë punës dhe aktiviteteve të Ambasadores Vlora Citaku apo në çdo takim ku është biseduar për diplomaten tonë, vlerësimi për të ka qenë gjithmonë i shkëlqyeshëm.
E kuptoj që të gjithë jemi një çikëz të tendosur me shumë gjëra në këto kohë (gjeo)politike të rrëshqitshme dhe ligjërimi shqiptar është i tensionuar. Sigurisht që të gjithë ndihemi të shqetësuar ngase duam më të mirën për popullin tonë. Por unë jam i bindur që askush nga ne nuk e di dhe nuk do të duhej të harroj që qendra e fokusit të angazhimit tonë duhet të jenë armiqtë dhe kundërshtarët tonë. Në asnjë mënyrë vetëvetja jonë.
Ambasadores Citaku nuk duhet t’i vështirësohet puna e saj. Përkundrazi, ajo duhet të ndihmohet që të arrijë suksese edhe më të mëdha për ne dhe të vazhdojë të përfaqësojë popullin tonë me krenari dhe fitore të reja.
Shkëlqësia e Saj Vlora Citaku është ambasadorja e shtetit, (pra e përfaqësueseve tonë politikë), por është edhe ambasadorja jonë dhe pra është edhe ambasadorja ime. Nuk do të kursej asgjë që me krejt çka mundem t’a përkrah që ajo të dali fitimtare në punën e saj. Sepse fitoret e saj janë fitore të krejt popullit shqiptar.