Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

0
79

Këshilli Evropian sapo ka vendosur që Ukrainës dhe Moldavisë t’u jepet statusi i vendit kandidat për t’u anëtarësuar në BE.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i KiE, Charles Michel në një postim në Twitter.

Një moment historik e cilëson Michel këtë zhvillim të radhës për rrugën e integrimit të Ukrainës në bllok.

“Marrëveshje. Këshilli Evropian sapo ka vendosur që të japë statusin e vendit kandidat në BE për Ukrainën dhe Moldavinë. Një moment historik. Sot shënohet një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së. Urime @ZelenskyyUa dhe @sandumaiamd dhe popullit të Ukrainës dhe Moldavisë. E ardhmja jonë është së bashku.”