Ulet numri i familjeve që përfitojnë nga skema për ndihmë sociale

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Mirëqenies Sociale.

Nga këto statistika, vërehet se nga muaji prill deri në qershor, ka rënë numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës social.

Sipas statistikave, në muajin qershor 24 mijë e 615 familje kanë përfituar ndihmë sociale. Për dallim me muajin maj, numri i familjeve ka shënuar rënie.

Në muajin maj ishin 24 mijë e 864 familje që përfitonin ndihmë sociale.