UP shpall të hapur konkursin për plotësimin e vendeve të paplotësuara nga afati i parë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për plotësimin e vendeve të paplotësuara nga afati i parë i konkursit për pranimin e studentëve në studimet themelore, për vitin akademik 2019/2020.

Gjithsej 3524 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së, në afatin e dytë të konkursit të këtij viti akademik.

Aplikimi për vendet e paplotësuara në programet e njësive akademike të UP-së do të zgjas deri më datën 19 shtator 2019.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, ju lutem klikoni në linkun në vijim:

https://uni-pr.edu/desk/inc/media/BB4F8B91-879A-4CCC-A3E3-97FAD373AE5E.pdf