Uran Ismaili kërkon shkarkimin e menjëhershëm të kirurgut në Prizren

0
273

Pak minuta më parë është raportuar në media se kirurgu Rrahim Ymeri në një audio dëgjohet duke fyer pacienten e cila po rënkonte nga dhimbjet, derisa në një moment e quan edhe majmun. Ndaj këtij rasti ka reaguar Shërbimi Spitalor i Klinikes Universitare të Kosovës (SHSKUK), duke kërkuar sanksionimin e mjekut që fyeu pacienten.

Reagimi për këtë ngjarje erdhi edhe nga ministri i Shëndetësi, Uran Ismaili, i cili ka bërë thirrje te SHSKUK-ja për suspendimin e mjekut i cili ofendoi rëndë pacienten në Prizren.

Ismaili ka thënë se gjuha e tillë është e papranueshme dhe se pacientët duhet të mbrohen nga sjelljet e tilla të cilat fyejnë edhe vet profesionin e mjekut.

“Gjuha e tillë e përdorur nga kirurgu në Siptalin e Prizrenit ndaj pacientes në dhimbje është e papranueshme. Kjo thyen besimin e qytetarëve dhe i hedhë hije të keqe tërë sistemit shëndetësor. Pacienti dhe sistemi shëndetësor duhet të mbrohet nga të gjithë që e keqpërdorin besimin tonë, fyejnë pacientin dhe vet profesionin e mjekut. Merrni masa sonte. Nesër është vonë”, ka shkruar ministri Ismaili.

Ngjarjen që ndodhi në Spitalin e Prizreni, e treguan familjarët e pacientës. Përderisa pacientja po rënkonte nga dhimbjet e mëdha, sipas familjarëve britma e saj ishte pengesë për doktor Ymerin.

Gjersa pacientja dëgjohet duke qajtur nga dhimbjet, në audion e siguruar dëgjohet doktori duke ofenduar me fjalë të ndryshme, ndërsa në një moment e quan atë edhe idiote.

“Punë e madhe që ke dhimbje , mos më shurdho shumë, mos u bë idiote, shuj. Ik aty majmun, se po ta dho një shuplakë. Stë vjen marre , shuj, mbylle gojën, mbylle”, ishin vetëm disa prej fjalëve që doktori i tha pacientes.

Pas publikimit të shkrimit nga portalet, ku një paciente fyhet nga nga e mjekut në Spitalin e Prizrenit, SHSKUK, ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme ligjore.