Uran Ismaili: Nesër votohet ligji që do të rrisë pagat në sektorin e shëndetësisë

0
336

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se nesër votohet ligji që do të rrisë pagat në sektorin e shëndetësisë.

Ismaili shkruan në Facebook se “çdo përpjekje për të penguar votimin e ligjit e kthen sistemin e shëndetësistë në gjendje ku mjekët ikin nga  vendi”.

Ky është postimi i plotë i Ismailit:

Nesër votohet ligji që vulosë rritjen e pagave për gjithë sektorin e shëndetësisë. Kemi punuar gjatë që të kemi një projektligj që rritë dinjitetin e mjekëve tanë.

Çdo përpjekje për të penguar votimin e ligjit e kthen sistemin e shëndetësisë në një gjendje ku mjekët ikin dhe pacientët nuk marrin kujdesin e duhur shëndetësor.

Rritja e pagave, përpos që siguron mirëqenie për mjekët dhe infermierët tanë, na mundëson të fokusohemi vetëm tek pacienti.
Ftoj të gjithë akterët dhe profesionistët shëndetësorë të mbështesin ligjin për të tejkaluar një padrejtësi të madhe që i është bërë sektorit të shëndetësisë për dhjetëra vite!