Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’’

Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor Nivel Togu “Ujku Alfa” ku objektivë e ushtrimit ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live), përcjell Fokusi.info.

Sipas një komunikate të lëshuar nga FSK, thuhet se për ta përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, komandanti i Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues ushtarak nga Ambasada Amerikane të cilët thuhet se u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit.

“Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’. Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor (UF) Nivel Togu “Ujku Alfa” ku objektivë e ushtrimit ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live). Për të përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, Komandanti Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues Ushtarak nga Ambasada Amerikane të cilët u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje