Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, bashkë në trajnimin për kërkim-shpëtim malor (foto)

Bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë është duke vazhduar në fusha të ndryshme.

Kësaj radhe, efektivë të batalionit të Mbështetjes Rajonale të Shqipërisë janë bërë bashkë me kolegët nga FSK-ja për një trajnim malor.

“Efektivët e batalionin të Mbështetjes Rajonale u bënë sërish bashkë me kolegët e tyre nga Forca e Sigurisë së Kosovës, për t’u trajnuar për kërkim – shpëtimin malor në Qendrën e Trajnimit për Kërkim – Shpëtim në Pomozatin”, ka shkruar Ministresha Olta Xhaçka në profilin e saj në fb.