Uthulla e hudhrës është shumë e shëndetshme për organizmin e njeriut, ja si përdoret?

Uthulla e hudhrës është shumë e shëndetshme për organizmin e njeriut edhepse e ka aromën e pakëndshme. Lirisht mund të thuhet sepse është një bombë e vërtetë për rregullimin e yndyrës në gjak (kolesterolit), tensionit të lartë, sheqerit të lartë në gjak.

Ajo përdoret në mënyra të ndryshme, si në ushqime e sallata, duke e përzier me mjaltë, me sodë bikarbon (sodë buke), por në rast se e përdorni si ilaç dhe uthull atëherë këto janë përfitimet të cilat do i merrni nga hudhra:

Uthulla e hudhrës shkrin të gjitha llojet e yndyrnave dhe kolesterolin precipitat, përmirëson metabolizmin ne trup dhe rrit fleksibilitetin e arterieve dhe venave duke parandaluar këto sëmundje; Rregullon tensionin e gjakut (tensionin e lartë); Rregullimin e yndyrës në gjak, kolesterolit, triglicerideve; Rregullin nivelein e sheqerit; Infarktin në zemër (duke bërë pastrimin e venave të trupit nga ngjizjet e mpiksjet); Trashjen e fibrave të indeve shtrëngues, si për shembull arteriet, mëlçinë dhe zorrët me sekrecion të brendshëm në sistemin nervor qendror; Përmirëson shikimin.
Përdorimi i uthullës së hudhrës si ilaç: Një ose dy lugë çaji uthull të përzihen me gjysmë gote ujë dhe pihen pas buke në mëngjes, poashtu mundeni dhe në mbrëmje të njëjtën procedurë.