Vajza 6-vjeçare bie nga kati i 25-të i ndërtesës, ngrihet sikur të mos kishte ndodhur asgjë (Video)

Një vajzë kineze gjashtëvjeçare ra nga kati i 25-të i një ndërtese duke mbijetuar mrekullisht raporton the Sun.

Përkatësisht, prindërit e lanë vajzën e tyre vetme në apartament, në katin e 25-të të një ndërtese në Kinë, derisa ishte duke fjetur. Kur u zgjua, vajza shkoi për të kërkuar prindërit e saj dhe aksidentalisht ra nga dritarja.

Ky moment i tmerrshëm u kap nga kamerat e sigurimit. Megjithatë, kuadrot më të pabesueshme regjistruan nga kamerat që ishin të vendosura në garazh. Video tregon se si vajza fillimisht kalon nëpër çati, pastaj për një kohë qëndron e shtrirë në dysheme, dhe pas kësaj ajo ngrihet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Çatia e garazhit, ndoshta, e lehtësoi rënien e vajzës dhe falë asaj ajo mbijetoi. Vajza u transferua menjëherë në një spital në qytetin Chungking. Pas ekzaminimit, mjekët zbuluan se të vetmet lëndime që vajza kishte pësuar kur po binte nha kati i 25-të ishte një thyerje krahu.

https://youtu.be/wIC845MBPEk