VAR-i anulon golin e Muriqit (Video)

0
331

Teknologjia VAR ka ndikuar që sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, t’i anulohet goli që ai realizoi për Fenerbahçen ndaj Istanbul Bashakshehirin në xhiron e dytë të Superligës turke.

Muriqi realizoi në minutën e 43-të, por goli i tij u anulua pasi ishte asistuar nga bashkëlojtari që kishte qenë në pozitë jashtë loje.

Pas pjesës së parë, Fenerbahçe është duke pësuar 1 – 0.