Varroset Emiliano Sala (Video)

Dje është përcjell për në banesën e fundit futbollisti, Emiliano Sala, që humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror teksa po udhëtonte nga Franca për t’u bashkuar me ekipin e ri, Cardiff-in.

Pothuajse një muaj ka kaluar nga data 21 janar kur u lajmërua zhdukja e tij, por tashmë gjithçka është mbyllur, Sala nuk është më.

Ceremonia u mbajt në një provincë të Argjentinës, Sante Fe, ku të pranishëm ishin 3000 persona, ndër ta prezentë ishin edhe trajneri i Cardiffit, Neil Warnock dhe shefi i klubit Ken Choo.