Vazhdojnë të paguhen nga arka e shtetit kryetarët serbë të dorëhequr

0
239

Kryetarët e dorëhequr të katër komunave veriore (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq) për më shumë se katër muaj i “kanë mbyllur dyert” e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës duke dhënë dorëheqje nga pozita e tyre, mirëpo ata vazhdojnë të paguhen nga “kuleta” shtetërore. Kjo pagesë e tyre deri më tani i ka kushtuar buxhetit shtetëror hiç më pak se 21 mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryetarët e katër komunave veriore më 27 nëntor të vitit të kaluar në mënyrë unanime kishin vendosur të japin dorëheqje nga pozita e kryetarit, pas vendimit të Qeverisë për të vendosur taksën prej 100% për prodhimet serbe, mirëpo ata po vazhdojnë të paguhen nga buxheti shtetëror i Kosovës pavarësisht që aktualisht nuk ushtrojnë pozitat e tyre.

LEXONI EDHE: Vetëvendosja përmes protestave synon rrëzimin e Qeverisë

Komunat veriore vazhdojnë të jenë pa “zot shtëpie”, teksa kjo gjë po i kushton shtetit me mijëra euro.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhënë “Zërit”, deri më tani për pagat e kryetarëve të dorëhequr të komunave veriore janë shpenzuar 20 mijë e 592 euro.