Vazhdojnë kërkimet në dy barkat me emigrantë që u përmbysën duke shkaktuar vdekjen e 52 personave

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë ende kërkimet në Detin e Kuq pranë brigjeve të Xhibutit, ku të martën dy barka me imigrantëve u përmbysën duke shkaktuar vdekjen e 52 personave dhe zhdukjen e dhjetra të tjerëve.
Sipas disa burimeve rreth 16 vetë i kanë mbijetuar aksidentit.
Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) tha se sipas të mbijetuarve në bordin e të dyja barkave ndodheshin 130 persona të cilët po udhëtonin drejt Jemenit.
Një zyrtar i IOM-it tha se anijet ishin të mbingarkuara në momentin kur u goditën nga një rrebesh shiu shoqëruar me erëra të forta.
Dhjetëra mijëra imigrantë që nisen nga gadishulli i Bririt të Afrikës, që ndodhet në pjesën veri-lindore të kontinentit, përpiqen të shkojnë çdo vit në Jemenin e shkatërruar nga lufta, me shpresën për të gjetur punë në vendet e pasura të Gadishullit Arabik.

Lini një Përgjigje