Vazhdon acar i madh në SHBA, së paku 21 të vdekur

Së paku 21 njerëz vdiqën nga moti i ftohtë që ka goditur Shtetet e Bashkuara.

Mbi 90 milionë njerëz, që do të thotë një e treta e SHBA-së, përjetuan temperatura prej -17 gradësh Celsius apo nën to.

Shtetet më të goditura janë Viskonsin, Miçigen, Ilionis, Alabama, Ohajo dhe Misisipi.

Në Miçigen, autoritetet thanë se disa njerëz janë gjetur të vdekur duke ecur vetëm pak metra larg shtëpive të tyre.

Ekspertët e motit kanë thënë se temperaturat e ulëta janë shkaktuar nga lëvizja e “vorbullit polar” – një rrymë e ajrit që zakonisht sillet rreth stratosferës mbi Polin e Veriut.

Për pasojë, qindra shkolla në rajonet e prekura janë mbyllur, ndërsa mijëra fluturime janë anuluar.

I ftohti pritet të zbutet gjatë fundjavës, thanë parashikuesit e motit.