Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme pritet të vazhdoj dëshminë e tij, dëshmitari i 65-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe pyetjet për atë i ka filluar dje prokurorja Alexandra Insinga, e cila nga përmbledhja që lexoi ka thënë se dëshmitari është i afërm i një viktime të zhdukur nga Drenoci.

“Dëshmitari është i afërm i një viktime që është vrarë dhe zhdukur nga Drenoci. Dëshmitari 04710 do të përshkruaj se çka ka bërë viktima para se të zhdukej nga Drenoci, herën e fundit kur e ka parë atë dhe përpjekjet e anëtarëve të familjes për të kuptuar se çfarë i ndodhi këtij personi”, ka deklaruar prokurorja.

Pas kësaj, me kërkesën e prokurores seanca ka kaluar në seancë privat me arsyetimin për mbrojtjen e dëshmitarit.

Lini një Përgjigje