Vazhdon rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë

Brenda pak ditësh pritet të rriten çmimet e derivateve, kjo pas i që në organizaten OPEC prodhimi është më i vogël, gjë e cila ka reflektuar edhe në vendin tonë.

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se çmimet te ne me shumicë ka rritje, ndërsa me pakicë ende nuk ka lëvizje.

“Po, çmimet te ne me shumicë ka rritje, ndërsa me pakicë ende nuk ka lëvizje, por që me siguri ditët në vijim do të ketë rritje të çmimit me pakicë, sepse në BERZ janë rritë çmimet dhe prodhimi në organizatën OPEC është më i vogël, dhe kjo i detyron edhe tregjet botërore të kenë rritje, e kjo ka reflektuar edhe në Kosovë”, ka thënë Berjani në një bisedë për Indeksonline.

Kurse, sa i përket çmimit, Berjani thotë se këtë e përcakton BERZ dhe OPEC.

Nga ana tjetër, Berjani kujton faktin se shumë qytetarë të Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion.

“Qytetatërët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira, Maqedonia e ka akcizen më të lirën në regjion, vetëm 24 cent”, ka shtuar tutje ai.