Vdekja “aksidentale e 34 vjeçarit, policia arreston 3 persona

34-vjeçari i cili humbi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë është goditur me sende të forta në kokë.
Policia e kryeqytetit njofton se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 24 janar në fshatin Bastar i Mesëm.
“Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës. Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë”, lexohet në njoftim.

Lini një Përgjigje