Vdekja e policit Ilir Gjokaj nga Covid-19, flasin nga Policia e Gjakovës

Ilir Gjoka, zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë Rajonale të Gjakovës, ka vdekur mbrëmë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta e ka konfirmuar se 39-vjeçari ka qenë i hospitalizuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë që nga 10 korriku.

Thotë se pas përkeqësimit të gjendjes është transportuar për në Infektivën e QKUK’së, ku edhe ka vdekur.

“Mund të konfirmojm se kolegu ynë Ilir Gjokaj ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK ku që nga data 15.07.2020 ka qenë në tretman mjekësor. I ndjeri që nga dita e premte (10.07.2020) ka qenë i hospitalizuar në spitalin rajonal në Gjakovë ndërsa të mërkurën, pas përkeqësimit të gjendjes është transportuar për në klinikën infektive në QKUK ku mbrëmë në orët e vona nga IKSHP jemi njoftuar se ka ndërruar jetë. I ndjeri ka qenë zyrtar në ekipet reaguese të Stacionit Policor në Gjakovë”, ka thënë Graishta.

Lini një Përgjigje