Vdes 18 vjeçari mitrovicas, jetonte në Suedi

0
121

Një lajm i rëndë për Mitrovicën ka ardhur mëngjesin e sotëm, ku u bë e ditur për vdekjen e një të riu.

Valdrini nga Mitrovica që jetonte në Suedi, ka vdekur në moshën 18 vjeçare.

Familjarë të tij kanë shpërndarë fotografinë dhe ngushëllimet në rrjete sociale.

Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet që sollën vdekjen e të riut.

Ndryshe, Mitrovica është tronditur së fundmi me shumë vdekje, të rinjve por edhe disa të moshuarve që humbën betejën me COVID.