Vdes 50-vjeçari në Prishtinë, ra nga ndërtesa

0
163

Ka ndërruar jetë një 50-vjeçar pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai u shpreh se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Ilaz Kodra”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar Borovci.