Vdes aksidentalisht 42 vjeçari, rrokulliset me traktor

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në orët e pasditës në fshatin Cerkolez të Istogut.
Një 42 vjeçar mësohet të ketë vdekur aksidentalisht, derisa është rrokullisur me traktor.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për të.
Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.