Vdes aktori i njohur

Aktori dhe regjisori i njohur Peter Fonda vdiq në moshën 79 vjeçare. Fonda u bë i famshëm nga roli i luajtur në filmin “Easy Rider”.

Lajmin për vdekjen e aktorin e konfirmoi familja por edhe menaxheri i tij Alan Somers.

79 vjeçari vdiq si pasojë e kancerit në mushkëri në shtëpinë e tij në Los Angeles.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për të mos thënë më i trishtuari.

Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të shprehur dhimbjen në zemrat tona”- shkruajnë familjarët.