Vdes avokati i njohur kosovar

0
233

Mbrëmë ka vdekur avokati i njohur nga Prizreni, Bashkim Nevzati.

I ndjeri ishte avokat për një kohë të gjatë dhe një nga personalitetet e shquara në fushën e drejtësisë.

Varrimi i tij bëhet sot në ora 14.00 në Prizren.

Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe Oda e Avokatëve të Kosovë.

“Ndërroi jetë avokati Bashkim Nevzati nga Prizreni! 06.01.2020, Prizren – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Bashkim Nevzati. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 07.01.2020 në ora 14:00 në Prizren. Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e tyre. /gazetametro.net