Vdes bashkëthemeluesi i “Emona Center”, Agron Mikullovci

0
104

Pas një sëmundjeje të shkurtër ka vdekur, Agron Mikullovci bashkëthemelues i rrjetit të marketeve “Emona Center”.

Familja e tij Mikullovci nga Vushtrria është e njohur si familje humane dhe me traditë të gjatë në tregti, ndërsa tani punëson numër të madh të punëtorëve në gjithë vendin, transmeton Fokusi.info.

I ndjeri Agron Mikullovci ka qenë humanist, i cili ka ndihmuar shumë familje skamnore dhe persona që kanë kërkuar ndihmë për shërim.