Vdes edhe një person në Kamenicë nga Covid-19

Pas 15 vdekjeve që u raportuan sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike edhe një vdekje u shënua në Kamenicë.

77 vjeçari ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

“Pas orës 15:00 sot ka ndërruar jetë edhe një person që ka pasur sëmundje të tjera dhe ka qenë me një anemi të rëndë që fatkeqësisht nuk mundi t’i përballojë”, ka thënë Ismaili për Klan Kosova.

I ndjeri ka qenë i shtrirë në Repartin e Infektivës më 27 korrik.