Vdes Klaus Kinkel, ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel ka vdekur dje në moshën 82-vjeçare. Kështu ka njoftuar lideri i Partisë së Lirë Demokratike, Christian Lindner, shef i së cilës Kinkel ka qenë dikur.

Më kërkesën e tij, ceremonia do të jetë shumë private. Për shumë vite, ai ishte një nga bashkëpunëtoret më të ngushtë të ish-ministrit tjetër të Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher.

Kinkel e mori postin në vitin 1992 dhe e mbajti për gjashtë vjet.

Kinkel kishte studiuar për jurisprudencë dhe kishte filluar punë në Ministrinë e Brendshme pas diplomimit.

Në vitin 1979, ai ishte nëpunësi i parë civil për Shërbimin Sekret Federal (BND), ndërkaq në vitin 1993, Kinkel u bë edhe zëvendëskancelar.