Vdes nga COVID-19 shoferi i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës (foto)

Ka vdekur nga Co ud-19, shoferi i Spitalit te Pergjiithshem te Gjakoves, Muhamed Rizvanolli.

Njoftimi nga spitali:

“Ndahet nga jeta punonjësi ynë Muhamedi Rizvanolli.

Muhamedi Rizvanolli (1957-2020) ishte shofer në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë gati 40 vite, që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës, deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19.
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, Muhamedia nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë tij, një mik i shkëlqyeshëm dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë.
Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtojmë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”