Vdes nga koronavirusi 12-vjeçarja në Belgjikë, viktima më e re e Covid-19 në Evropë

0
231

Një vajzë 12-vjeçare ka ndërruar jetë në Belgjikë për shkak të koronavirusit.

Lajmi i rëndë është bërë me dije nga autoritet shëndetësore vendase, të cialt nuk thonë nëse vogelushja vuante nga ndonje semundje tjeter.

“Është një ngjarje shumë e rëndë dhe e rrallë e cila ka na tronditur shumë”- ka thënë virologu belg Emmanuel André gjatë një konference për shtyp.

Sipas një tjetër virologu, Steven Van Gucht gjendja e 12-vjecares ishte përkeqësuar papritmas pas tre ditësh me temperaturë.

Ajo është edhe viktima më e re e koronavirusit në Evropë.

Në Belgjikë deri më sot janë regjistruar 12.775 të infektuar dhe 705 persona të vdekur.