Vdes një 6-vjeçar në Dragash, ra në lumin e fshatit

0
108

Një 6-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një lum në fshatin Radeshë të komunës së Dragashit.

I mituri ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë nga familjaret e tij, por nuk ka mundur t’u përballojë plagëve.

Lajmin e kanë konfirmuar policia në rajonin e Prizrenit.

“Është informacion se një fëmijë ka ra në lum, familjaret e kanë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe përkundur përpjekjeve nga ana e ekipit mjekësor ka rezultuar pas sukses dhe mjekët e kanë konfirmuar edhe vdekjen e tij”, kanë thënë nga policia e Prizrenit./Fokusi.info/