Vdes një i burgosuri në burgun e Dubravës

0
887

Një i burgosur në Dubravë ka vdekur në Spitalin e Pejës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se viktima me rekomandim të mjekut është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës, por përkndër ndihës mjekësore, ka ndërruar jetë.

I njëjti ishte i dënuar për veprën penale të vrasjes, teksa SHKK ka treguar se viktima kishte pësuar infarkt.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet F. Ll , i lindur më 1971.

I burgosuri, rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar infrakt.

I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje.

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.