Vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë në një aksident trafiku në Gjilan

0
111

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Uglar të Komunës së Gjilanit.

Në veturë ishin katër persona, të cilët si pasojë e lëndime të rënda janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Nga hetimet e para është mësuar se njëra nga pasagjerët femër shtetas e Shqipërisë ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti, raporton lajmi.net.

Nga Policia e Kosovës është theksuar se për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

“Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”.
Ndryshe sipas raportimeve të para dyshohet se vetura në fjalë ka rënë në lumin ‘Morava’ që gjendet në këtë pjesë të Gjilanit.