Vdes një person në sheshin “Nënë Tereza”

Një 60 vjeçar ka vdekur sot në mbrëmje në rrethana të dyshimta në Prishtinë. Ai është gjetur i alivanosur në sheshin “Nënë Tereza”, këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Express.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Regjionin e Prishtinës, Agron Borovci, ka treguar se 60 vjeçari është gjetur i alivanosur, por që më vonë është konfirmuar se ka vdekur.

“Me date 17.02.2018 rreth orës 18:00 policia ka  marre informatën se një person, mashkull, rreth 60 vjeç, është gjetur i alivanosur ne sheshin “Nena Terezë” . Ne vendin e ngjarjes ka dale njësia policore dhe mjeket emergjent. Këta te fundit kane bërë përpjekjet e tyre për t’i  ofruar ndihmën e parë, mirëpo sipas mjekeve personi ne fjalë nuk ka shenja jete”, tha Borovci.

Ai ka bërë të ditur se, i njëjti është transferuar në drejtim të QKUK-së.

“Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për sqarimin e rrethanave si dhe identifikimin e personit”, ka përfunduar ai.

Lini një Përgjigje