Vdes një polic i Kosovës

Ka vdekur në moshën 56 vjeçare polici i Kosovës, Ahmet Brahimi.

Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit në rrjetet sociale.

Ahmet Brahimi ka punuar në Policinë e Kosovës që nga viti 2002.

Ai ishte polic hetues në Drejtorinë për Hetim të Krimit të Organizuar, në sektorin e Auto Krimeve.

Siç njoftojnë të afërmit në rrjetet sociale, varrimi i Brahimit do të bëhet nesër.