Vdes një qytetare nga komuna e Therandës, e infektuar me COVID-19

Një qytetare e komunës së Therandës ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtoresha për Shëndetësi në këtë komunë, Besa Kuqi.

70 vjeçarja, Q.K ishte testuar pozitiv me COVID-19 me 30 korrik dhe ishte duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, transmeton Indeksonline.

“Sapo u informova nga qendra operative emergjente nga spitali i Prizrenit dhe me shume keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetare nga komuna e Therandës e humb betejen me #COVID19, Q.K (1950) e testuar pozitiv me 30 korrik dhe e hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Numri i viktimave nga ky virus i mshefte arrin në 6 (gjashtë) në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, shkroi Kuqi.