Vdes personi i dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

0
174

Një 63 vjeçar është pacienti i dytë në Maqedoni që ka ndërruar jetë nga Koronavirusi, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një burrë nga Dibra, i cili ka ndërruar jetë në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup, shkruan Gazeta Lajm.

Sipas Ministrisë së shëndetësisë, atij vrullshëm i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.