Vdes shkrimtarja, publicistja edhe veterania e UÇK-së, Fetnete Ramosaj (foto)

0
503

Në moshën 47 vjeçare ka ndërruar jetë pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Ramosaj.

Ajo ishte aktiviste e hershme, gazetare, publicistë, reporterë e luftës e luftëtare e lirisë.

E lindur në Deçan, Ramosaj shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë.

Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithë popullore në Kosovë.

Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit.

Ajo ka qenë autore e disa fejtoneve e dhjetëra shkrimeve publicistike, të botuar në shtypin legal e ilegal të kohës që nga viti 1991 e këndej