Vdes shqiptari në Spanjë, e lanë të plagosur te dera e spitalit

Vdes një i ri shqiptar në spitalin e Valencias në Spanjë. Sipas mediave lokale, i riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte lënë i plagosur tek dera e spitalit nga persona të panjohur.

Mjekët e kanë marrë dhe e kanë kuruar, por shqiptari nuk ia ka dalë dot duke ndërruar jetë, raporton abcnews.al.