Vdes veterani i luftës së UÇK-së, Avni Haliti, varrimi bëhet nesër

Ka vdekur veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Haliti.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

I ndjeri ishte ushtar i Brigadës 112 “Arben Haliti” Zona Operative e Drenicës.

Varrimi bëhet nesër më 29.10.2019 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Burojë të komunës Skenderaj./Fokusi.info/