Vdes veterani i UÇK-së, Hajdin Hasani

Ka ndërruar jetë në Austri, veterani i UÇK-së, Hajdin Hasani, nga Stroci i Vushtrrisë Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet në vendlindjen e tij. 

Njoftimin për vdekjen e veteranit të UÇK-së e ka konfirmuar nipi i tij, Nexhat Hasni, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar,”Familjarë, shokë, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë axha ynë, Hajdin Hasani, nga Strofci i Vushtrrisë.”

Ja postimi i tij në Facebook:

Ndërsa, OVL e UÇK-së dega në Vushtrri njofton se varrimi bëhet nesër me datë 06.04.2018 në ora 17.00 në fshatin Strofc.

Lini një Përgjigje