Vdesin edhe fëmijë, fundoset varka me emigratë mes Francës e Britanisë

Katër persona, mes te cileve edhe dy fëmijë humben jetën në një tragjedi në kanalin detar mes Francës dhe Britanisë.

Varka e mbushur me emigrante i ishte drejtuar shtetit ishullor por është përmbytur.

Nga kjo tragjedi kanë humbur jetën dy të rritur dhe dy fëmijë të moshave 5 dhe 8 vjeçare.

Viktimat nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërkohë që 14 emigrantë të tjerë kanë dale nga uji por me probleme shendetesore.

France 24 raporton se ngjarja ka ndodhur në Loon-Plage afër Dunkirk.

Dyshohet se në varkë ishin 20 refugjatë, ndaj autoritetet po vazhdojne te kerkojne ende per persona të zhdukur.