‘Vëllai i Madh’ merr vendimin drastik për banorët

0
74

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Disa nga banorët kanë thyer rregullat dhe për këtë arsye “Vëllai i Madh” i ka çuar në nominim.

Bëhet fjalë për Dj Pm dhe Dagz, Donaldin, Semin, Kledin, Beatrixin, Fifin, Sarën dhe Einxhelin me Beniadën që tashmë ishin në nominim.

Këta banorë kanë thyer rregullat mbrëmjen e djeshme gjatë një feste. Dj PM kishte si detyrë të zgjidhte disa elementë për të festuar dhe ai zgjodhi: birra, tekila, shisha, këngëtarë live, sushi, aparat fotosh çasti, shisha dhe balerina.

Përpos elementeve të zgjedhur nga ai nuk mund të kishin të tjerë. Mirëpo banorët kishin shënuar në listë dhe cigaret, ndonëse PM nuk i kishte zgjedhur, duke thyer kështu rregullat.