Veprimi i McGregorit pasi e nokautoi Cerronesin i ka prekur të gjithë (video)

0
237

McGregorit i mjaftuan vetëm 40 sekonda për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën “Welterweight” (pesha 71-77kg).

Irlandezi i befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshi edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.

Që në momentin që nisi dueli McGregor goditi Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

Kjo i dha zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.

Pasi gjithçka përfundoi, McGregor si një profesionist i vërtetë, iu afrua Cerrone e përqafoi dhe e ngushëlloi, veprim që ka pushtuar mediat e rrjetet sociale.