Veriut të Kosovës i ndërpritet uji!

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KURM) ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për katër komuna të pjesë veriore të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar kryeshefi i ujësjellësit në Mitrovicë Sami Miftari. Ai ka thënë se ndërprerja e ujit është bërë si rezultat i borxhit të papaguar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Po është ndërprerë uji, për shkak se nuk është paguar borxhi në vlerë prej 13 milionë euro”, tha Mifatari.

Përveç borxhit prej 13 milionë për uji, banorët e komunave veriore të Kosovës, shpenzojnë rreth 8 milionë euro në vit fatura të energjisë elektrike, shifër kjo që nuk paguhet nga ta, por nga qytetarët e pjesëve tjera të Kosovës.

Mospagesa e shërbimeve publike në këtë pjesë të Kosovës, ndodh që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999, ku autoritete kompetent e kishin të pamundur qasjen në veri të Kosovës.

Procedimin e borxheve të qytetarëve serbë nga veriu i Kosovës tek buxheti apo pjesa tjetër e banorëve, është adresuar si problematikë edhe nga Avokati i Popullit. Ai e ka cilësuar jo vetëm si shkelje të drejtave të njeriut këtë veprim të autoriteteve të Kosovës, por edhe si mënyrë joligjore të inkasimit të mjeteve.