Vërshimet në Australi, shfaqen krokodilë e gjarpërinj (video)

Kryeministri australian Scott Morrison ka vizituar rajonin verior të Queenslandit pas vërshimeve të mëdha që kapluan vendin.

Sipas 9 News, dyqanet në këtë rajon janë thuajse të zbrazëta, pasi që po ka vështirësi në furnizime për shkak të mbylljes së aeroportit dhe rrugëve.

Ndërkohë që shirat nuk tregojnë shenja të ndaljes, Morrison dhe zyrtarë të lartë qeveritarë vizituan zonat dhe takuan ata që janë zhvendosur nga përmbytjet.

Në ndihmë për evakuim ka dalë edhe ushtria e cila me tanke e autoblinda ka larguar njerëzit nga vendet e prekura.

Për t’i bërë gjërat më keq për banorët e tmerruar që largohen nga shtëpitë e tyre, ka pasur shumë shfaqje të krokodilëve dhe gjarpërinjve që përfshihen së bashku me ujërat e përmbytjeve, njoftoi 9 News.