Vërtetohet: Kardiokirugët e lanë punën në QKUK për Spitalin Amerikan, nuk kishin probleme siç thanë

0
208

Dy kardiokirurgë kanë lënë punën në QKUK, ku sipas kësaj të fundit ata janë larguar pasiqë kanë gjetur punë në klinka private me të ardhura më të mira, ndërsa njëri nga kirurgët e larguar thotë se dorëheqja tij erdhi për shkak të ambientit përçarës në klinikë.

Mirëpo, së fundit mjekët e larguar nga klinka kanë gjetur punë në Spitalin amerikan, gjë e cila e dematon vetë kardiokirurgun Arbër Kutllovci i cili ka thënë se ai është larguar nga kjo punë për shkak të ambientit përçarës dhe morbid që ishte krijuar brenda Klinikës së Kardiokirurgjisë, nga ana e shefit të saj, Adem Grbolar.

Spitali Amerikan përmes një njoftimi ka treguar se këtij spitali i janë bashkuar dy kardiokirurgë.

“Spitalit Amerikan i jane bashkangjitur kardiokirurgët e njohur Dr. Raif Cavolli, në cilësinë e shefit të departamentit të kardiokirurgjisë dhe kardiokirurgu me eksperiencë Dr. Arbër Kutllovci. Obligimi ynë, mjekët më të mirë në shërbimin tuaj”, njofton Spitali Amerikan.

Ndërsa, QKUK’ja ka njoftuar se vërtetohet se dy kardiokirurgët lanë punën për angazhim në spital privat.

“Ashtu siç kishte deklaruar dhe paralajmëruar më parë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, arsyet e vërteta pse dy mjekët specialistë kardiokirurgë lëshuan punën në QKUK, ishte angazhimi i tyre në një spital privat, e që tashmë është vërtetuar nga ky spital.

Për qëllime biznesore dhe personale, u veprua për ta dëmtuar imazhin e ndërtuar me punë dhe mund nga ana e QKUK’së, për Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Janë për qudi dhe habi, deklarimet e pa matura të disa deputetëve dhe politikanëve që dolën me deklarata të pa vërtetuara dhe pa verifikuar paraprakisht situatën reale.

SHSKUK, ka përkrahur dhe përkrahë mjekët që aftësitë e tyre profesionale t’i aplikojnë në praktikë, por nuk do të lejojë që të dëmtohet imazhi i institucionit për përfitime të individëve të caktuar, që në plan të parë kanë përfitimet personale dhe jo ato institucionale”, thuhet në reagimin e QKUK’së./gazetametro.net