Veseli: Fatime Sokoli ishte model për të gjithë trojet shqiptare (video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Fatime Sokoli e cila vdiq me 12 gusht të vitit 1987, ka qenë një nga këngëtaret më frymëzuese që i këndonte dhembjes dhe krenarisë kombëtare.

Sipas tij, këngëtarja Sokoli ka qenë një prej faktorëve kryesorë që e ngriti, brumosi, edukoi dhe mësoi rininë dhe popullin shqiptar me patriotizëm.

“Ajo ishte gjithashtu një model emancipimi feminist për Malësinë e Gjakovës dhe gjithë trojet shqiptare sepse doli përtej normave patriarkale. Ajo tregoi se gruaja nuk ishte vetëm për të lindur, rritur dhe edukuar fëmijë, për punët e shtëpisë dhe për t’iu nënshtruar pushtetit të burrit por shumë më tepër”.

“Fatime Sokoli e sfidoi atë mentalitet duke shkëlqyer nëpër skenat brenda e jashtë vendit e duke iu kënduar heronjve të historisë me dy telat e çiftelisë në kohën kur shumica e rapsodëve ishin burra”.

Postimi i plotë në Facebook:

Lini një Përgjigje